‘Mbretërit’ në vendin e parë

  • 29 December 2017 - 09:38
‘Mbretërit’ në vendin e parë

Real-i i Madridit e mbyll vitin 2017 në vendin e parë të renditjes së klubeve nga UEFA. Kampionët e Botës në dy edicionet e fundit kanë një koeficient prej 148 000 pikësh, ndjeshëm të shkëputur nga Barcelona që është e dyta me 126.000 pikë. Në vendin e tretë Bayern-i i Munihut, që ndiqet nga një tjetër spanjolle, pikërisht Atletico e Madridit. Në vendin e pestë vjen skuadra e parë italiane, pikërisht Juventus-i. Më pas me radhë PSG, Sevilla, Manchester City, Borussia e Dortmundit dhe mbyll 10-shen më të mirë Benfica. Edhe sa u përket kampionateve vazhdon të dominojë La Liga spanjolle, që ndiqet nga Liga Premiere, Seria A dhe Bundesliga.

Renditja

 

1. Real Madrid               148 000 (pikë)

2. Barcelona                            126 000

3. Bayern                       125 000

4. Atletico M.                 122 000

5. Juventus                              120 000

6. PSG                           109 000

7. Sevilla                        108 000

8. Manchester City        97 000

9. Borussia Dortmund   95 000

10. Benfica                     95 000

(Kosova Sot)