Grezda: Ëndërroj të luaj në Gjermani ose në Itali

  • 29 December 2017 - 10:32
Grezda: Ëndërroj të luaj në Gjermani ose në Itali

Një nga sezonet më të mira në karrierën e tij, saqë e kanë vendosur në qendër të merkatos së transferimeve. Ky është Eros Grezda, i cili e pranon se ka shumë oferta, por vazhdon të mbajë sekret  të ardhmen e tij. “Dëshirat dhe ambiciet e mia më bëjnë që të mos kënaqem asnjëherë me atë që arrij. Mirëpo, më duhet ta pranoj që 2017 ka qenë një vit i suksesshëm. Si me klubin ku jam transferuar, ashtu edhe me Kombëtaren, kam pasur sukses në aspektin personal dhe atë kolektiv”, ka thënë Grezda duke folur më pas për mundësin e transferove. “Është kënaqësi kur dëgjon për oferat.

E them këtë, pasi është një lloj vlerësimi për atë që unë kam treguar në fushën e lojës. Mirë po, personalisht mendoj vetëm që të punoj dhe të rritem akoma edhe më shumë deri në merkaton e verës. Më tej do të shohim se çfarë mund të ndodhë. Nuk dua të jem asnjëherë kategorik, pasi futbollit nuk i dihet se çfarë mund të sjellë dhe çfarë mund të ndodhë. Unë, personalisht, nuk dua që të iki në janar nga Osijek. Dua që ta mbaroj këtë sezon aty, me sa më shumë suksese për ekipin, që të realizoj objektivat dhe, siç e thashë, duke u rritur sa më shumë në aspektin profesional”, ka thënë futbollisti kuqezi duke shtuar se ëndrra e tij është  të luajë në Gjermani ose Itali.

“Përveç interesimit nga  Turqia, ka pasur interesim edhe nga Italia. Por nuk mund të them dot asgjë. Për shkak të konfidencialitetit të negociatave, mos insistoni për emra.  Gjithsesi, dëshira ime është që një ditë të jem pjesë e kampionatit gjerman ose italian”, ka përfunduar Eros Grezda.

(Kosova Sot)