Rashica te Hannover-i

  • 29 December 2017 - 10:39
Rashica te Hannover-i

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës Milot Rashica me shumë gjasë në stinorin e ri do ta shohim në një kampionat tjetër të fortë. Pas disa ofertave nga Italia, emri i tij ka nisur të përmendet edhe në kampionatin gjerman e anglez. 

Fillimisht ishte një skuadër si Newcastle që doli në skenë, e interesuar për mesfushorin, ndërkohë që se fundmi menaxheri i tij Altin Lala mund të shërbejë për një transferim drejt Bundesliga-s. Hannover-i mund të jetë një destinacion i mundshëm për Rashicën, ndërkohë që Altin Lala mund të shërbejë fare mirë për ta mundësuar këtë transferim.

Të kujtojmë se një interesim për të më herët kishte shprehur edhe Napoli e Lazio dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë. Rashica ka thënë se tash për tash e ka mendjen vetëm të Vitesse në kampionatin holandez aty ku po cilësohet si njëri nga futbollistët kyç të skuadrës.

(Kosova Sot)