Real Madrid – PSG, çmimi i një bilete deri në 750 euro

  • 29 December 2017 - 11:20
Real Madrid – PSG, çmimi i një bilete deri në 750 euro

Real Madridit i ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, e cila do të luhet në “Santiago Bernabeu” më 14 shkurt 2018, dhe ato nuk janë aspak të lira.

Bileta me çmimin më të ulët të mundshëm do të jetë 75 euro, në rreshtin e katërt pas golit, ndërsa bileta më e shtrenjtë do jetë 235 euro pranë vijës së gjysmëfushës në seksionin e shumë lakmuar Tribuna.

Por, ka edhe shumë më shtrenjtë, biletat VIP

Për ata që duan ta përcjellin këtë super ndeshje nga tribuna VIP, ekzistojnë dy opsione: 550 euro për ta parë ndeshjen mes Real Madridit dhe PSG-së nga Dhoma e Kampionëve të Evropës, apo 750 euro nga Dhoma e Muzeut.

Pritet që të gjitha biletat të shiten për Real Madrid vs PSG

Përkundër çmimeve të larta, pritet që biletat të shiten komplet për këtë ndeshje të Ligës së Kampionëve.

(Kosova Sot)