Babai i Hazardit: Refuzoi vazhdimin e kontratës me Chelsean, pret lëvizjen e Real Madridit

  • 29 December 2017 - 13:03
Babai i Hazardit: Refuzoi vazhdimin e kontratës me Chelsean, pret lëvizjen e Real Madridit

Sipas Thierry Hazard, babait të Eden Hazard, ylli belg refuzoi një zgjatje të kontratës me Chelsean, i cili thotë se djali i tij po pret për transferimin e tij te Real Madridi.

Ylli belg, 26-vjeçar, ishte rikthyer në sezonin e tij më të mirë të fundit pasi Chelsea fitoi titullin e Ligës Premier, pas një sezoni të mëparshëm të dobët në të cilin ai luftoi për të bërë paraqitje të mira.

Ai ka vazhduar paraqitjet e tij mbresëlënëse në sezonin 2017-18 dhe, edhe pse kontrata e tij vazhdon deri në qershor të vitit 2020, thashethemet kanë vazhduar të vërtiten lidhur me një transferim të mundshëm në Santiago Bernabeu.

Babai i Hazardit, Thierry, konfirmoi se djali i tij është duke luajtur një lojë pritjeje me kontratën e tij të Chelseat, në një përpjekje për të mbajtur derën e hapur për skuadrën e Zinedine Zidanet.

“Ajo që unë mund të zbulojë për Edenin është se ai refuzoi një zgjatje të kontratës”, ka thënë fillimisht Thierry për Le Soir.

“Kjo ishte një mënyrë që, nëse ishte e nevojshme, ai mund të ndiqte interesin e Realit, ekip në të cilin ai e sheh vetën duke luajtur”.

“Por, tani për tani, nuk ka ende asnjë kontakt nga Real Madridi”.

“Edeni është vetëm një nga palët e përfshira në të ardhmen e tij”, përfundoi babai i Hazardit

(Kosova Sot)