Besart Berisha shënon gol të bukur dhe i dhuron fitoren Melbourne Victorys (Video)

  • 29 December 2017 - 13:41
Besart Berisha shënon gol të bukur dhe i dhuron fitoren Melbourne Victorys (Video)

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Besart Berisha i është kthyer golit në kampionatin e Australisë.

Berisha është kthyer tek goli në kampionatin australian pas tri ndeshjeve pa gol.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka shënuar një gol të bukur duke i dhënë kështu fitoren skuadrës së Melbourne Victory përballë Neëcastle Jets me rezultat 2-1.

Goli i Berishës erdhi në minutën e 53-të të ndeshjes kur rezultati ishte i barabartë 1-1 dhe sulmuesi i Kosovës i dha sërish epërsinë skuadrës së tij.

​Skuadra e tij, Melbourne Victory më pas humbi edhe një penallti, por arriti ta ruante avantazhin deri në fund duke marrë një trepikësh që e ngjet përkohësisht në vendin e tretë të A-League në Australi.

Ky gol ishte i pestë në këtë sezon në kampionatin australian për sulmuesin kosovar, Besart Berisha.

(Kosova Sot)