“Ushtar në shërbim të Juventusit dhe Italisë”

  • 29 December 2017 - 14:37
“Ushtar në shërbim të Juventusit dhe Italisë”

Gianluigi Buffon thotë se ndihet si ushtar në shërbim të Juventusit dhe Italisë, por e pranon se ka shumë mundësi të pensionohet në fund të sezonit.

Portieri legjendar do t’i mbushë 40 vjet muajin e ardhshëm dhe planifikon që përfundimisht t’i varë dorezat në fund të sezonit aktual.

“Ndihem si ushtar në shërbim të skuadrës dhe vendit tim”, ka thënë Buffon për Der Spiegel.

“Ka shumë mundësi që do të pensionohem [në fund të sezonit], por gjithmonë do të jem në dispozicion të Juventusit dhe Kombëtares”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot)