Gattuso: “Milani ka ende probleme”

  • 29 December 2017 - 16:54
Gattuso: “Milani ka ende probleme”

Gennaro Gattuso ka paralajmëruar se Milani “vazhdon të ketë probleme”, por që fitorja kundër Interit do t’i lejojë të punojnë në qetësi.

Milan ka humbur dy ndeshje me radhë në Serie A, por fitorja në Kupën e Italisë kundër Interit, ka kthyer paksa pozitivitetin te skuadra e Gattusos.

Këtë e konfirmoi vetë italiani para ndeshjes shumë të vështirë kundër Fiorentinas.

“Ne i dimë problemet që i kishim dhe që vazhdojmë t’i kemi”, u shpreh Gattuso para ndeshjes së nesërme kundër Fiorentinas.

“Kundër Fiorentinas nuk do të jetë ndeshje e lehtë, përveç kësaj ne arrijmë në këtë ndeshje shumë të lodhur, pas derbit. E mira është se fitorja ndaj Interit na motivon dhe na shtyn përpara që të punojmë në qetësi”, shtoi ai.

“Kundër Atalantas bëmë lojë të mirë, duke mos bërë gabime. Në derbi bëmë disa gabime, por edhe ishim të pafat. Që kur kam ardhur luajmë më mirë, e lëvizim më lirshëm topin”.

(Kosova Sot)