Pochettino – Realit: Kane nuk ka çmim

  • 29 December 2017 - 17:19
Pochettino – Realit: Kane nuk ka çmim

​Pochettino shpreson që Kane të qëndrojë në Tottenhem, teksa tregoi se klubi anglez nuk ka caktuar asnjë çmim për 24 vjeçarin.

Harry Kane pritet të kërkohet me ngulm nga Real Madridi gjatë verës, për të zëvendësuar Karim Benzeman, i cili është vërshuar nga kritikat dhe sipas mediave spanjolle, sulmuesi francez po luan sezonin e fundit me fanellën e bardhë.

I pyetur nga gazetarët për çmimin e Kane, trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, tha se është e pamundur sot t’i caktosh çmim një lojtari, duke marrë shembull transferimin e Van Dijk në Liverpool për më shumë se 80 milionë euro.

Sipas tij, nëse një skuadër (Reali) e dëshiron lojtarin, duhet të pyes klubin për çmimin dhe ta paguajë atë.

“Ne e duam atë këtu, kështu që nuk ka çmim”, tha Pochettino. “Mund të flasim për shumë gjëra, por është e pamundur t’i vendosësh një çmim”.

“Kjo varet nga kryetari, Daniel Levy, jo nga unë. Për mua është e lehtë, por për Daniel mund të jetë ndryshe”.

“Nuk ka çmim për Kane. Duhet të flasim realitetin dhe realiteti është se Liverpooli pagoi 75 milionë funte. Nëse e dëshironi një lojtar e pyesni klubin për çmimin dhe e bleni, ky është realiteti i Van Dijk. Nuk mund të krijojmë fantazira përreth lojtarit”, shtoi Pochetino. 

(Kosova sot0