Sead Kolasinac për Xhakën e Mustafin: “Me shqipet”

  • 29 December 2017 - 21:42
Sead Kolasinac për Xhakën e Mustafin: “Me shqipet”

Sead Kolasinac është miqësuar shumë me shqiptarët e Arsenalit, Xhaka dhe Mustafi.

Mbrojtësi dhe mesfushori i krahut të majtë, Sead Kolasinac, i cili gjatë verës u transferua te Arsenali, ka krijuar shoqëri me Grantit Xhakën dhe Shkodran Mustafin.

Boshnjaku ka postuar një foto me dy shqiptarët në rrjetet sociale, teksa ka shkruar: “Me shqipet e mia”.

Kolasinac deri më tani ka luajtur 16 ndeshje për Arsenalin dhe ka shënuar një gol. 

(Kosova Sot)