Sead Kolasinac për Xhakën e Mustafin: “Me shqipet”
Sead Kolasinac është miqësuar shumë me shqiptarët e Arsenalit, Xhaka dhe Mustafi.
Mbrojtësi dhe mesfushori i krahut të majtë, Sead Kolasinac, i cili gjatë verës u transferua te Arsenali, ka krijuar shoqëri me Grantit Xhakën dhe Shkodran Mustafin.
Boshnjaku ka postuar një foto me dy shqiptarët në rrjetet sociale, teksa ka shkruar: “Me shqipet e mia”.
Kolasinac deri më tani ka luajtur 16 ndeshje për Arsenalin dhe ka shënuar një gol.
(Kosova Sot)