Reagon Gremio: “50 milionë euro është klauzola e Arthurit”

  • 29 December 2017 - 22:05
Reagon Gremio: “50 milionë euro është klauzola e Arthurit”

50 milionë euro, kjo është klauzola e Arthur për gjitha klubet që e duan brazilianin.

Pak pasi mediat botërore filluan të raportonin se Gremio kërkon 30 milionë euro për talentin brazilian, Arthur, ka reaguar nënkryetari i klubit brazilian, Odorico Roman.

Ai thotë se klubi nuk do ta lë të lirë lojtarin për pak se 50 milionë euro, teka tregoi se Barça do të luftojë me Chelsean e Realin për shërbimet e brazilianit.

“Arthuri ka rinovuar kontratën me Gremion për tri vite, klauzola e tij është 50 milionë euro dhe nuk do ta shesim për më pak se aq”, tha Roman për Cope.

“Nëse Barcelona vjen me ofertë prej 25 apo 30 milionë euro, Arthur nuk do të largohet për aq para”.

“Nga mediat, e dimë se interesohen edhe Chelsea, Inter dhe Real Madridi”, shtoi ai. 

(Kosova Sot)