Kështu përgjigjet Guardiola për çmimin rekord që pagoi Liverpooli për Van Dijk

  • 30 December 2017 - 12:42
Kështu përgjigjet Guardiola për çmimin rekord që pagoi Liverpooli për Van Dijk

Guardiola thotë se Van Dijk duhet të justifikojë çmimin e paguar për të, pas transferimit te Liverpooli për një shumë rekord, mbi 80 milionë euro.

Virgil van Dijk është bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit pas kalimit nga Southamptoni te Liverpooli për më shumë se 80 milionë euro.

Holandezi është tashmë në qendër të vëmendjes, teksa Liverpooli po kritikohet për këtë shifër të paguar për mbrojtës. Sido që të jetë, Pep Guardiola beson se e gjitha është në duar të mbrojtësit holandez për të treguar se vlen aq para sa ka paguar ekipi i Jurgen Klopp.

“Nëse Van Dijk luan për 6, 7 apo tetë vite në nivele të larta, atëherë është i lirë.  Nëse nuk luan mirë, do të jetë i shtrenjtë. Kur Stones erdhi këtu ishte shumë i shtrenjtë, tani është shumë i lirë”, tha Guardiola. 

(Kosova Sot)