Salah e përmbys Leicester Cityn për t’ia siguruar fitoren Liverpoolit

  • 30 December 2017 - 18:14
Salah e përmbys Leicester Cityn për t’ia siguruar fitoren Liverpoolit

Liverpooli e ka përmbysur rezultatin ndaj Leicester Cityt falë një performace mbresëlënës të egjiptianit Mohamed Salah të shtunën në “Anfield”.

Si shumicën e ndeshjeve në këtë sezon, Mo Salah shkëlqeu duke shënuar dy herë në minutat e 52-të dhe 76-të, pasi së pari Jeremy Vardy e kishte kaluar në epërsi skuadrën mysafire vetëm tre minuta nga fillimi i lojës duke e tronditur turmën në “Anfield”.

Liverpool ishte skuadra që bëri më shumë me gjashtë goditje në portën mysafire, krahasuar me Leicester që pati vetëm një goditje në portën e skuadrës së Jurgen Klopp.

Liverpool mbetet e katërta në tabelë me 41 pikë pas 21 javëve, ndërkohë që Leicester radhitet e teta me 27 pikë.

(Kosova Sot)