Mourinho thumbon Wengerin: Trofe për humbësit

  • 02 August 2015 - 19:29
Mourinho thumbon Wengerin: Trofe për humbësit

“Është një medalje për humbësit, është një kujtim i mirë për të”, tha Mourinho për BT Sport pas humbjes ndaj Arsenalit në “Community Shield”.

Portugezi reagoi menjëherë pas ndeshjes dhe në konferencë për shtyp u shpreh: ”Skuadra më e mirë humbi, kurse skuadra e cila u mbrojt arriti ta fitojë ndeshjen”.

“Megjithatë e uroj Arsenalin për titullin”. Mourinho gjithashtu tha se nuk i pëlqen të mbaj medaljet e nënkampionit dhe kështu ia dhuroi një fansi të Arsenalit.