U nda nga Erjona Sulejmani, Xhemaili do të rikthehet në Europë

  • 30 December 2017 - 19:48
U nda nga Erjona Sulejmani, Xhemaili do të rikthehet në Europë

Blerim Xhemaili kërkon t’i japë fund para kohe eksperiencës me Montreal Impact në MLS.

Futbollisti shqiptar, i cili përfaqëson Zvicrën në rang kombëtaresh, kërkon të jetë pranë djalit të tij në Europë pas ndarjes me bashkëshorten Erjona Sulejmani.

Mësohet se Xhemaili i ka kërkuar presidentit të klubit, Joey Saputo, që të ndërpresin me konsensus kontratën.

31-vjeçari që nga muaji shtator është aktivizuar në 22 ndeshje në MLS, duke realizuar 7 gola.

(Kosova Sot)