Manchester United s’e gjen fitoren as pas tri javëve, ndalet në shtëpi nga Southampton - Sport - Kosova Sot
Manchester United s’e gjen fitoren as pas tri javëve, ndalet në shtëpi nga Southampton

Manchester United s’e gjen fitoren as pas tri javëve, ndalet në shtëpi nga Southampton

Manchester United e ka regjistruar barazimin e tretë më radhë në Premierligë, teksa barazoi të shtunën pasdite me Southamptonin në “Old Trafford”.

Gjithçka nisi keq për “Djajtë e kuq” pas vetëm pesë minuta pas fillimit të ndeshjes, sulmuesi belg, Romelu Lukaku u dëmtua rëndë në kokë dhe mori ndihmë mjekësore në fushë për gati 10 minuta para se të bartej jashtë fushës me barelë.

Përkundër një posedimi pak më të lartë të topit dhe disa rasteve më shumë të krijuara dhe tentimeve jashtë portës, skuadra e Jose Mourinhos nuk arriti ta gjejë asnjëherë rrjetën e portierit mysafir.  

Në fakt, Paul Pogba shënoi gol pas afro 80 minutave lojë, i cili iu anulua me të drejtë për pozitë jashtë loje.

Dy barazim e lë Manchester Unitedin në pozitën e tretë me 43 pikë, dy më pak se Chelsea dhe 15 më pak se lideri Manchester City, i cili po ashtu ka një ndeshje më pak të luajtur.

Ndërkohë, Southampton nuk lëviz nga pozita e 15 dhe pas kësaj pike të merituar shkon në kuotën e 19 pikëve në total.

(Kosova Sot)

20 orë e 51 minuta më parë
22/07/18