Juventus i vë çmim Paulo Dybalas, sipas mediave italiane - Sport - Kosova Sot
Juventus i vë çmim Paulo Dybalas, sipas mediave italiane

Juventus i vë çmim Paulo Dybalas, sipas mediave italiane

Siç duket skuadra e Juventusit është e gatshme ta shesë yllin e vet argjentinas, Paulo Dybala, sipas Corriere della Sera.

Gjithmonë sipas të përditshmes italiane, “Zonja e vjetër” ia ka vënë një çmim prej 150 milionë euro Dybalas.

Mariano Dybala, vëllai dhe agjenti i Dybalas, tashmë ka folur me PSG-në për ta shqyrtuar mundësi për ta çuar vëllain e vet në Francë. Rinovimi i marrëveshjes mes Dybalas dhe Juves dukej i mbyllur, por dallimet rreth të drejtave të imazhit të lojtarit kanë bërë që palët të distancohen nga njëra-tjetra.

Në tri nga katër ndeshjet e fundit, Dybala ka qenë zëvendësues përkundër fillimit spektakolar të sezonit me 12 gola në 12 ndeshje.

Por, qëndrimi i skuadrës nga Torino është i qartë: kushdo që e ofron atë shumë parash, ata do t’ia shesin lojtarin.

(Kosova Sot)

11 orë e 15 minuta më parë
15/10/18