Mourinho: Pasdite zhgënjyese për gjyqtarin, s’na dha penallti të pastër

  • 30 December 2017 - 23:20
Mourinho: Pasdite zhgënjyese për gjyqtarin, s’na dha penallti të pastër

Jose Mourinho ka thënë se vendimi i gjyqtarit Craig Pawson për të mos akorduar penallti në favor të Manchester United ishte moment kyç në barazimin zhgënjyes të skuadrës së tij ndaj Southamptonit të shtunën pasdite në “Old Trafford”.

Mourinho e ka vënë në pikëpyetje vendimin e Craig për t’ia mohuar penalltinë Manchester Unitedit, për të cilën ka thënë se ishte e qartë.

Manchester United protestoi për penallti kur u duk se mbrojtësi i Southamptonit preku topin me dorë brenda zonës së 16-metersisht, por gjyqtari Craig nuk e cilësoi këtë incident si të vlefshëm për penallti.

“Mendoj se është një natë zhgënjyese për Craig sepse ai është gjyqtar fantastik, njëri prej më premtuesve në Evropë”, tha Mourinho për BT Sport.

“Ai [penalltia] ishte momenti kyç i ndeshjes”, shtoi portugezi.

(Kosova Sot)