Scholes kritikon ashpër Mourinhon

  • 31 December 2017 - 10:16
Scholes kritikon ashpër Mourinhon

Paul Scholes ka kritikuar trajnerin e ish skuadrës së tij, Manchester United

Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes ka kritikuar trajnerin Jose Moourinho, për të cilin ka thënë se nuk i ka shpenzuar paratë siç duhen në transferimin e lojtarëve.

Ai për më shumë, tha se portugezi nuk duhet të kritikojë Manchester Cityn, që ka ditur si t’i shpenzojë paratë dhe është 14 pikë para tyre.

“Fjalët e Mourinhos më duken të tepruara, për të ardhur keq. Nuk mendoj se ka problem me paratë që i ka në dispozicion. Problem është si ti shfrytëzojë në mënyrë të duhur”, tha fillimisht Scholes.

“Mourinho është 14 pikë mbrapa Cityt dhe gjëja e fundit që duhet të bëjë është të ankohet kundër tyre. Ata e kanë bërë siç duhet punën e tyre”, vazhdoi ai.

“Guardiola e ka përmirësuar skuadrën në të dy termet, atë sportiv dhe në transferime, ku ka qenë i suksesshëm me paratë e tij”.

(Kosova Sot)