Bale dhe para për Kane

  • 31 December 2017 - 10:17
Bale dhe para për Kane

Real Madrid e k shumë seriozisht transferimin e sulmuesit anglez, Harry Kane

Kampioni i Spanjës, Real Madrid ka filluar të mendojë për transferimet e verës së ardhshme, ku prioritet kryesor do të jetë sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane, shkruan Daily Star.

Spanjollër janë të gatshëm që t’i ofrojnë Tottemhamit një shumë të majme dhe shërbimet e anësorit Gareth Bale për sulmuesin anglez.

Kane tashmë ka vite që dëshmohet në Angli, ndërsa në 2017 shënoi 56 gola, duke lënë mbrapa Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Bale kështu do të kthej në Tottenham nga ku u largua në vitin 2013 për shifrën rekord prej 100 milionë eurove.

(Kosova Sot)