Shumë skuadra italiane e duan Memushajn

  • 31 December 2017 - 11:19
Shumë skuadra italiane e duan Memushajn

Ëndrra e Flamurtarit për të transferuar mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Ledian Memushajn po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Nëse skuadra e Serie A, Benevento ka vendosur ta largojë Memushajn, janë të shumta skuadrat që duan ta transferojnë atë.

Frosinone dhe Chievo kanë shfaqur interesimin e tyre para disa kohësh, ndërsa një tjetër ekip që kërkon shërbimet e vlonjatit është Spezia.

Këta të fundit janë në garë për të siguruar një vend në “Play Off”-in që të ngjit në Serinë A dhe kërkojnë eksperiencën e Memushajt për ta pasur më të lehtë objektivin e këtij sezoni.

31-vjeçari është një nga lojtarët që e njeh mirë terrenin në Serinë B, pasi shumë sezone i ka kaluar aty me Pescaran.

(Kosova Sot)