NBA: Curry vendimtar në fitoren e Golden State

  • 31 December 2017 - 11:20
NBA: Curry vendimtar në fitoren e Golden State

Golden State është rikthyer te fitorja falë një Stephan Curry spektakolar, që ka realizuar 38 pikë, 3 asiste dhe 4 rikuperime, në fitoren 141-128 ndaj Memphisit.

Warriors ishin spektakolarë në këtë sfidë, duke kënaqur të pranishmit në prag të ndërrimit të viteve dhe mbyllur 2017-ën sërish në krye të Konferencës së Perëndimit.

Porzingins udhëhoqi New York Knicks në fitoren e vështirë ndaj New Orleansit, me rezultatin 103-105. Letonezi shënoi 30 pikë, 3 asiste dhe 7 rikuperime, ndërsa deçiziv ishte koshi i fundit, që shmangu kohën shtesë. Nga ana tjetër, Davies dhe Cousins shkëlqyen te Pelicans me 60 pikë, 5 asiste dhe 28 rikuperime, por nuk arritën të shmangin humbjen e dytë radhazi për skuadrën e tyre.

Orlando Magic u dorëzua ndaj Miami Heats, duke humbur me rezultati 111-117, pavarësisht formës së mirë të Gordon me 39 pikë, 1 asist dhe 7 rikuperime. Gjysma e parë e takimit foli për Magics, që krijuan një diferencë të konsiderueshme pikësh, por lëshuan shumë në gjysmën tjetër dhe Miami, i udhëhequr nga forma mjaft e mirë e Johnson dhe Dragiç, arriti të përmbysë rezultatin.

Në sfidat e tjera, Utah Jazz mposhti 104-101 Clevelandin, Detroit Psitons triumfoi 93-79 ndaj San Antonio Spurs dhe Denver humbi 102-107 ndaj Philadelphia 76ers.

(Kosova Sot)