Candreva pështynë dhe fyen tifozët

  • 31 December 2017 - 14:47
Candreva pështynë dhe fyen tifozët

Antonio Candreva nuk është përmbajtur ndaj tifozëve, pas një aksioni ku humbi topin

Anësori italian i Interit, Antonio Candreva ka pështyrë dhe fyer tifozët në stadium gjatë ndeshjes ndaj Lazios, e cila përfundoi pa gola.

Por, pas ndeshjes ai ka bërë një arsyetim të çuditshëm, ku thotë se nuk e kishte me tifozët.

“Pas një pasimi të gjatë kam sharë dhe kam pështyrë, siç mund t’i ndodhë kujtdo pas një vrapimi. Thjesht isha i inatosur që nuk arrita në kohë te topi. Nuk kishte lidhje fare me tifozët”, tha Candreva për Sky.

(Kosova Sot)