Man City nuk arrin ta barazojë rekordin historik të Bayernit, gjashtë klubet me ecurinë më të mirë - Sport - Kosova Sot
Man City nuk arrin ta barazojë rekordin historik të Bayernit, gjashtë klubet me ecurinë më të mirë

Man City nuk arrin ta barazojë rekordin historik të Bayernit, gjashtë klubet me ecurinë më të mirë

18 fitore me radhë, këtu është ndalur Manchester City, duke mos arritur të barazojë rekordin e Bayern Munich, prej 19 fitoreve të njëpasnjëshme në ligë.

Manchester City është ndalur pas 18 xhirove, duke barazuar 0:0 me Crystal Palace.

Synimi i Pep Guardiolas ishte që të thyejë rekordin e vënë kur ishte në stolin e Bayern Munich, 19 fitore me radhë, ecuria më e mirë në top pesë ligat Evropiane, por te City u ndal me 18.

Si do që të jetë, Guardiola tashmë ka shkruar emrin në librat e historisë që i mban dy vendet e para me 19 dhe 18 fitore me radhë me Bayern dhe tani Man City, duke lënë prapa Interin e Roberto Mancinit me 17 fitore me radhë në ligë.

Vendin e katërt e ndajnë Monaco, Real Madridi (2016) dhe Barcelona, me nga 16 fitore me radhë. 

(Kosova Sot)

11 orë e 5 minuta më parë
22/07/18