Arsenali e mbylli vitin 2017 me barazim (VIDEO)

  • 31 December 2017 - 19:39
Arsenali e mbylli vitin 2017 me barazim (VIDEO)

Arsenali e ka mbyllur me barazim vitin 2017, pasi u ndal nga WBA-ja.

Në ndeshjen e fundit për vitin 2017, Arsenali mori vetëm një pikë, duke barazuar 1:1 me WBA-në.

Alexis Sanchez në minutën e 84’të shënoi gol të bukur për t’i kaluar në epërsi Topçinjtë, por pak minuta më vonë, barazoi gjithçka Jay Rodriguez nga pika e bardhë (89’).

Arsenali tani ka 38 pikë dhe gjendet në pozitën e pestë.

(Kosova Sot)