Mohamed Salah i rekordeve
Salah e mbylli 2017’tën me 23 gola, 17 prej tyre në Premierligë – ecuri fantastike e egjiptianit në sezonin më të mirë në karrierë.
Liverpool po shkel çdo kundërshtar që po i del para në ndeshjet e fundit dhe më meritorët për këtë janë katërshja ofensive, Coutinho, Mane, Firmino dhe transferimi i verës, Salah.
Ish asi i Romës, që u transferua në Anfield për më shumë se 40 milionë euro, e ka ngjallur sulmin e “Të Kuqve”. Më së miri e tregojnë këtë statistikat.
Salah ka realizuar 23 gola në të gjitha garat para Vitit të Ri. Hera e fundit kur një lojtar i Liverpoolit kishte arritur diçka të tillë ishte sezoni i largët 1961/1962, Roger Hunt.
(Kosova Sot)