Klopp i befasuar me startin e mrekullueshëm të Mohamed Salah

  • 01 January 2018 - 15:16
Klopp i befasuar me startin e mrekullueshëm të Mohamed Salah

Salah e mbylli 2017’tën me 23 gola, 17 prej tyre në Premierligë – ecuri fantastike e egjiptianit në sezonin më të mirë në karrierë.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka mbetur i habitur me startin e mrekullueshëm të Mohamed Salah, që ka realizuar deri më tani 23 gola në të gjitha garat, 17 në Premierligë.

 “Goli i parë kundër Leicesterit ishte fantastik, ai është shumë i fortë fizikisht – thjeshtë i mrekullueshëm”, tha Klopp.

“Ka të majtë fantastike dhe mund të luajë në shumë pozicione. Mund të luajë sulmues i dytë, numër 10. Ashtu si Sadio Mane. Mund të luajë në të dy krahët dhe si numër tetë. Ashtu si Phil Coutinho dhe Roberto Firmino”, shtoi trajneri gjerman.

(Kosova Sot)