Sadiku drejt Basaksehirit?

  • 01 January 2018 - 15:18
Sadiku drejt Basaksehirit?

Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku, është pranë kalimit te klubi turk, Basaksehir.

Sipas raportimeve në mediat turke, nëse ndodh transferimi, atëherë 26-vjeçari do të përfitojë rreth 900 mijë euro në sezon.

Sadiku aktualisht është në pronësi të Legia e Varshavës.

Prandaj klubi turk duhet të negociojë me homologët nga klubi polak për të arritur marrëveshje.

Legis kërkon 1.5 milion euro për ta lejuar largimin e futbollistit shqiptar.

Nga ana tjetër, Basaksehiri po e kërkon në formë huazimi për gjshatë muaj, me të drejtë blerjeje në qershor.

Sadiku ka qenë i huazuar te Lugano, ku në 16 paraqitje ka shënuar nëntë gola. 

(Kosova Sot)