Dëshira e Van Dijk për vitin 2018 pas prezantimit te Liverpooli

  • 01 January 2018 - 16:20
Dëshira e Van Dijk për vitin 2018 pas prezantimit te Liverpooli

Van Dijk dëshiron trofe me Liverpoolin.

Virgil Van Dijk tashmë është prezantuar te Liverpooli dhe është takuar me trajnerin, Jurgen Klopp.

Ai do ta veshë fanellën me numrin katër. Dëshira e holandezit është që të fitojë trofe me “Të Kuqtë”.

“Mezi po pres të zbresë në fushë, sidomos në ndeshjet në shtëpi, në stadiumin tonë. Do të jetë diçka fantastike, sidomos në ndeshjet në mbrëmje dhe në netët Evropiane”, tha Van Dijk.

“Shpresoj të fitojë tituj. Cdo lojtar dëshiron tituj dhe me këtë skuadër dhe duke parë përparimet që po bën klubi, besoj se mund t’ia dalim”, shtoi ai.

(Kosova Sot)