​Guardiola: Silva ka probleme personale, nuk e di kur kthehet në skuadër

  • 01 January 2018 - 20:14
​Guardiola: Silva ka probleme personale, nuk e di kur kthehet në skuadër

Pep Guardiola e ka konfirmuar se David Silva është larguar nga skuadra për probleme personale dhe se nuk e di kur do të kthehet

Mesfushori spanjoll, David Silva kishte udhëtuar drejt Spanjës javë më parë, duke humbur ndeshjen ndaj Tottenhamit.

Ai u kthye më pas për të luajtur 90 minuta ndaj Bournemouthe, por mungoi në dy ndeshjet tjera ndaj Newcastle dhe Crystal Palace.

Trajneri Guardiola ka thënë se Silva është larguar nga skuadra për probleme personale dhe se nuk e di kur do të kthehet.

“Silva do të kthehet kur të jetë gati, sepse jeta personale është gjithmonë më e rëndësishme se sa çdo situatë tjetër. Kështu që, kur ai të kthehet, do të thotë se është gati, kështu do ja bëjmë”, tha Guardiola gjatë konferencës për media.

Silva këtë sezon me Cityn ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar 10 asistime.

(Kosova Sot)