​United fiton pas tre barazimeve, mposht Evertonin (Video)

  • 01 January 2018 - 21:23
​United fiton pas tre barazimeve, mposht Evertonin (Video)

Manchester Unite ka shënuar fitoren e parë pas tre barazimeve në Premierligë, duke mposhtur 0:2 Evertonin

Skuada e Jose Mourinhos ka shënuar fitore 0:2 ndaj Evertonit në udhëtim, për të nisur në mënyrën më të mirë vitin 2018.

Golat për mysafirët i shënuan Anthony Martial dhe Jese Lingard në pjesën e dytë.

Pas kësaj fitoreje United kthehet në vendin e dytë më 47 pikë, 12 më pak se sa Manchester City në vendin e parë dhe dy më shumë se sa Chelsea në vendin e tretë, por të dy këto skuadra kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.

(Kosova Sot)