CR7 e fillon vitin 2018 duke pozuar me trofetë e fituar: Nuk mund të imagjinoja një ditë se kjo - Sport - Kosova Sot
CR7 e fillon vitin 2018 duke pozuar me trofetë e fituar: Nuk mund të imagjinoja një ditë se kjo

CR7 e fillon vitin 2018 duke pozuar me trofetë e fituar: Nuk mund të imagjinoja një ditë se kjo

Viti 2017 ishte një  tjetër vit i suksesshëm për Cristiano Ronaldon.

Portugezi fitoi shumë çmime individuale dhe ndihmoi Real Madridin për sukseset ekipore.

Ronaldo e ka filluar vitin 2018 duke pozuar me disa nga trofetë e tij që ka fituar dhe normalisht që nuk mungoi dhe një përshkrim emocionues nga ai.

“Kur luaja në rrugët e Madeira dhe ëndërroja të arrija në majë të futbollit, nuk mund ta imagjinoja që një ditë do të bëja një fotografi si kjo. Këtë moment ia kushtoj gjithë familjes time, miqve të mi, shokëve të ekipit, trajnerët me të cilët kam mësuar gjithmonë dhe shumë të tjerë me të cilët punojë në strukturat e klubit dhe përfaqësueses. Së fundi, një falenderim i veçantë për tifozët e mi. Këto trofe janë tuajat gjithashtu!”, ka shkruar Ronaldo në Instagram.

Vlen të theksohet se CR7 është futbollisti me postimet më të pëlqyera në Insta. 

(Kosova Sot)

15 minuta më parë
23/07/18