Vitesse ia vë çmimin Milot Rashicës - Sport - Kosova Sot
Vitesse ia vë çmimin Milot Rashicës

Vitesse ia vë çmimin Milot Rashicës

Për shifrën e dhjetë milionë eurove, Milot Rashica mund të largohet nga Vitesse këtë muaj.

Sipas “De Gelderlander”, anësori kosovar po kërkohet nga klubi gjerman Hannover 96, ndërsa më parë është lidhur edhe me Milanin, Napolin, Udinesen, Newcastlen, Freiburgun e Stuttgartin.

Drejtori teknik i klubit holandez Marc van Hintum ka thënë për këtë gazetë se pret që lojtari të qëndrojë deri në fund të sezonit.

21-vjeçari është pjesë e Vitesses që prej vitit 2015 kur u largua nga Kosova e Vushtrrisë.

Deri tani ai ka luajtur 97 herë dhe ka shënuar 15 gola e ka dhënë 23 asistime.

(Kosova Sot)

1 orë e 9 minuta më parë
22/10/18