Montella kërkon dy yjet e Barcelonës në Sevilla

  • 02 January 2018 - 18:15
Montella kërkon dy yjet e Barcelonës në Sevilla

Vincenzo Montella ditë më parë mori drejtimin e Sevillas dhe tashmë ka filluar të mendojë për transferimet e para

Trajneri italian, Vincenzo Montella ka kërkuar transferimin e dyshes së Barcelonës, Gerard Deulofeu dhe Aleix Vidal.

Këto janë dy dëshirat kryesore të italianit, pasi beson se do të ndihmonin skuadrën për pjesën e dytë të sezonit.

Montella kishte punuar me Deulofeun në Milan në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, ndërsa Vidalin e kërkonte sa ishte në Milan.

Për të dy këta futbollistë po interesohet edhe skuadra italiane, Napoli.

(Kosova Sot)