“Darmian nuk është në shitje”

  • 02 January 2018 - 20:14
“Darmian nuk është në shitje”

Matteo Darmian do të vazhdojë të jetë pjesë e Manchester Unitedit edhe për pjesën e dytë të sezonit

Disa skuadra italiane janë të interesuar për mbrojtësin e Manchester Unitedit, Matteo Darmian, por ai nuk është në shitje.

Kjo është konfirmuar nga agjenti i tij, Tollio Tinti, i cili e pranoi se ka pasur kontakte me skuadra italiane, por jo me Romën.

“Nuk kam pasur asnjë thirrje nga Roma për lojtarin”, tha fillimisht Tinti për Rete Sport.

“Ka kontakte me skuadrat tjera italiane, por jo me Romën. Për momentin, Darmian nuk është në shitje”, tha ai në fund. 

(Kosova Sot)