Chelsea ofron 56 milionë euro për mbrojtësin e Juventusit (FOTO)

  • 02 January 2018 - 20:16
Chelsea ofron 56 milionë euro për mbrojtësin e Juventusit (FOTO)

Skuadra londineze ka kthyer sërish interesimin për mbrojtësin e majtë të Juventusit, Alex Sandro

Chelsea ka bërë gati 56 milionë euro për mbrojtësin brazilian të Juventusit, Alex Sandro, shkruan The Mirror.

Të kaltrit tentuan transferimin e brazilianit edhe verën e kaluar, por oferta e tyre u refuzua.

Raportet e tij jo të mira me trajnerin Massimiliano Allegri dhe mungesa e minutave këtë sezon, mund të shtyjnë Sandron që të ndërrojë ambient.

Për brazilianin interesim ka shprehur edhe skuadra tjetër angleze, Manchester United. 

Image

 

(Kosova Sot)