Ibrahimoviç tregon të vërtetën pse e sulmojnë mediat

  • 02 January 2018 - 23:41
Ibrahimoviç tregon të vërtetën pse e sulmojnë mediat

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimovic ka folur për raportin me mediat e vendit të tij, Suedisë

Në intervistën për “Canal+”, Zlatan Ibrahimovic ka dhënë një tjetër deklaratë nga ato që ai i ka zakon.

“Mediat në Suedi më sulmojnë sepse nuk e pranojnë që unë jam Zlatan Ibrahimovic. Jam ndoshta futbollisti më i mirë në historinë e futbollit suedez, sepse atë që kam bërë unë se ka bërë askush”.

“Kam fituar çmimin si lojtari më i mirë suedez 11 herë, ndërsa i dyti pas meje e ka fituar vetëm dy herë”, tha sulmuesi suedez.

(Kosova Sot)