Zyrtare: Miqësorja Shqipëri – Norvegji më 26 mars - Sport - Kosova Sot
Zyrtare: Miqėsorja Shqipėri – Norvegji mė 26 mars

Zyrtare: Miqėsorja Shqipėri – Norvegji mė 26 mars

Federata Shqiptare e Futbollit dhe homologia e saj norvegjeze kanë arritur akordin mes tyre për të luajtur në fund të muajit mars një ndeshje miqësore, në Shqipëri.

Pikërisht në datën 26 Mars (ora mbetet për t’u konfirmuar në ditët në vijim) do të zhvillohet në “Elbasan Arena” takimi miqësor mes përfaqësueses shqiptare dhe asaj të Norvegjisë.

Kështu, në këtë mënyrë, kjo datë e lirë për ndeshje miqësore do të shërbejë si një tjetër test për ekipin kombëtar të Shqipërisë, që drejtohet nga Christian Panucci.

Ballafaqimi i parë kundër skuadrës norvegjeze daton në vitin 1998 në Oslo dhe ka përfunduar në barazim 2-2, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Euro 2000.

Në një bilanc të përgjithshëm, me kombëtaren e Norvegjisë, Shqipëria është ndeshur 4 herë, ku ka fituar një herë (me gol të Salihit në Norvegji), ka barazuar 2 herë dhe është mundur një herë.

Miqësorja e fundit e skuadrës shqiptare ishte ajo e fituar në Antalia me 13 nëntor 2017, ndaj përfaqësueses së Turqisë. Ndërkaq, në fund të janarit, Shqipëria do të njohë edhe kundërshtarët e saj në grup për eventin e ri që nis në shtator, UEFA Nations League. 

(Kosova Sot)

11 orë e 41 minuta më parë
17/01/18
aaaaaaaa