Babai i yllit të Milanit: Biri im e refuzoi Interin

  • 03 January 2018 - 12:20
Babai i yllit të Milanit: Biri im e refuzoi Interin

Babai i talentit të ri të Milanit, Patrick Cutrones, ka zbuluar se i biri i tij e kishte zgjedhur Milanin para Interit, sepse “Kuq e zinjtë” e kishin dëshiruar atë më shumë se “Zikaltrit”.

Cutrone është shkëndija e rrallë e ndritshme në Milan këtë sezon, duke shënuar nëntë gola, dhe babai i tij Pasquale ka folur rreth viteve të tij të së kaluarës dhe zbuluar se si disa skuadra të Serie A e kishin dëshiruar atë verën e kaluar.

“Si fëmijë luante futboll me gjyshen e vet në dhomën e ndejës. Ajo ishte portieri”, ka thënë ai për Gazzetta dello Sport.

“Rinovimi? Patrick nuk bën hapin e parë, por nëse klubi e bën, atëherë do të jem i lumtur. Refuzoi Interin? Nuk pendohemi. Milan e deshi më shumë”, ka shtuar ai. 

(Kosova Sot)