Arrihet marrëveshja, ylli i Juventusit në Schalke

  • 03 January 2018 - 16:22
Arrihet marrëveshja, ylli i Juventusit në Schalke

Juventusi ka arritur marrëveshje me Schalken për Marko Pjacan, i cili do t’i bashkohet skuadrës nga Bundesliga si huazim, raporton Sky Italia.

Ai do të huazohet në Schalke deri në fund të sezonit për një milionë euro plus 500.000 euro tjera ekstra varësisht se sa ndeshje arrin t’i luajë ai. 

Në orët e fundit, edhe Wolfsburg ishte e interesuar për të, por lojtari zgjodhi Schalken.

(Kosova Sot)