Legjenda e Interit: Strakosha në një nivel me Handanovicin dhe Alissonin

  • 03 January 2018 - 16:42
Legjenda e Interit: Strakosha në një nivel me Handanovicin dhe Alissonin

Tre ndeshjet e fundit të vitit 2017 pa pësuar gol dhe një nga 10 lojtarët më të vlerësuar të pjesës së parë të sezonit.

Thomas Strakosha po kalon një moment të artë në Serie A me fanellën e Lazios ku ka arritur të imponohet me talentin e tij për të betonuar vendin e titullarit duke i shpëtuar skuadrës së Inzaghit shumë pikë deri në këtë fazë të sezonit.

Në “San Siro”, kundër Interit, 22-vjeçari shqiptar luajti ndeshjen e 50 zyrtare me fanellën bardhekaltër.

Një nga legjendat e kombëtares së Italisë si Gianluca Pagliuca nuk i kursen elozhet për gardianin shqiptar duke e cilësuar atë si një nga tre më të mirët e Serie A bashkë me sllovenin Handanovic dhe brazilianin e Romës, Alissonin, raporton SS.

Aktualisht, numri 1 i Lazios është një nga lojtarët më të vlerësuar në qarkullim me një vlerë dukshëm të rritur deri në 20 milionë euro por me kontratën e re që ai firmosi pak muaj më parë deri në vitin 2022, do të jetë shumë e vështirë që klubet e mëdha ta shkëpusin nga klubi bardhekaltër ku drejtori sportiv, Igli Tare e transferoi shumë vjet më parë teksa e bleu nga Panionios për vetëm 75 mijë Euro. Një nga paraqitjet e tij më të mira të këtij sezoni ishte ajo e “Allianz Stadium” ku priti një 11 metërsh në kohën shtesë.

(Kosova Sot)