​Zidane gëzon Benzeman, dëshpëron tifozët

  • 03 January 2018 - 17:50
​Zidane gëzon Benzeman, dëshpëron tifozët

Trajneri i real Madridit, Zinedine Zidane vazhdon të shpreh admirimin e tij për sulmuesin Karim Benzema, pavarësisht se lojtari po tregon paraqitje të dobëta këtë sezon

Zinedine Zidane nuk ka asnjë dyshim në sulmuesin Karim Benzema dhe e konfirmoi edhe një herë tjetër se ka besim në të.

Kjo deklaratë erdhi as disa lajmeve, ku thuhej se Benzema ishte lënduar pas El Clasicos, por Zidane thotë se kjo ka ndodhur para saj, ashtu edhe siç thotë vet lojtari. 

“Pas El Clasicos ai ndjeu diçka. Por, pastaj ai tha se kjo kishte ndodhur para El Clasicos. Unë i besoj atij”, tha Zidane gjatë konferencës për media para ndeshjes me Numancia në Copa del Rey.

Benzema për shkak të një lëndimi, do të mungojë në tre javët e para të janarit.

(Kosova Sot)