Napoli i Hysajt me statistika të jashtëzakonshme në vitin 2017

  • 03 January 2018 - 23:55
Napoli i Hysajt me statistika të jashtëzakonshme në vitin 2017

Edhe pse nuk ka fituar ende asgjë, Napoli duket të jetë skuadra që ka shkëlqyer në vitin 2017

Skuadra që e mbylli vitin 2017 në krye të Serie A, Napoli ka statistika të shkëlqyera. Në një raport të Gazzetta dello Sport formacioni i drejtuar nga Maurizio Sarri ka shënuar një dominim në lojë, gola dhe pikë, duke lënë pas edhe kampionen e Italisë, Juventusin, njëkohësisht edhe finaliste e Champions League.

Por le ti marrim më radhë, duke nisur pikërisht nga pikët. Janë plot 99 pikët që Napoli ka grumbualluar në vitin 2017, duke e lënë pas Juven me 3 pikë, ndërsa vijojnë Roma me 88, Lazio me Interin me nga 73.

Napoli kryeson edhe numrin e golave të shënuar, 96 kundrejt 89 të Juves. Skuadra e drejtuar nga Sarri dominon edhe lojën në qarkullimin e topit, me një mesatare prej 63.06% për çdo ndeshje. Pas saj vijnë Juve me 57.98% dhe Roma me 57.8%.

Në këto statistika ka një vend të parë edhe Milani: 12 kartonë në kuq për vitin 2017, ndjekur nga Bolongna dhe Cagliari. Roma ka mundur ta kalojë Napolin vetëm te gjuajtjet, që në total ka një më shumë 693. Skuadra kryeqytetase mban edhe rekordin e goditjes së shtyllës, plot 29 herë.

Sa i përket statistikave individuale, portieri i Crotones, Cordaz numëron numrin më të madh të pritjeve, 144, ndjekur nga Donnarumma me 135.

Shqiptarët Strakosha e Berisha renditen përkatësisht në vendet 5 dhe 8 me 111 dhe 90 pritje. Futbollisti që ka shënuar më shumë gola në vitin kalendarik është Ciro Immobile, plot 30 gola, i ndjekur nga Icardi me 27 dhe Dzeke me 24.

Në statistikat indivuduale dy futbollistë të Interit mbajnë vendin e parë: Candreva për numrin e krosimeve, plot 438 në harkun e një viti, ndërsa Skriniar ka rikuperuar 297 topa(për pjesën e parë të vitit Skriniar ka qenë pjesë e Sampdorias), i dyti është Torreira, ndërsa në vendin e tretë është shqiptari i Napiolit, Hysaj me 280 topa të rikuperuar.

Futbollisti që ka finalizuar në shumë driblime është Papu Gomez i Atalantës, 96, ndjekur nga Dybala me 95 dhe Verdi me 73. Futbollisti që ka marrë më shumë faulle është Belotti, 123 të tilla.

(Kosova Sot)