Marotta: Këta dy lojtarë kurrë nuk vijnë te ne

  • 03 August 2015 - 14:00
Marotta: Këta dy lojtarë kurrë nuk vijnë te ne
Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta ka përjashtuar çdo mundësi të transferimit të yllit të Real Madrid, Isco dhe atij të Chelsea-t, Oscar.

Ai ka thënë se dëshira e tij aktualisht është që ylli Pogba të mos largohet nga klubi.

“Isco dhe Oscar nuk janë lojtar të jashtëzakonshëm, ata nuk janë lojtar tonë dhe nuk kemi për të nënshkruar kurrë me ta”.

“Për Pogban? Në futbollin modern vendimi i lojtarit është parësor, sië ndodhi me Tevez. Ne duam ta mbajmë atë në skuadër, por qnuk mund të garantojmë një pagë që dikush nga klubet mund ta japë dyfish më shumë sesa ne”, ka thënë Marotta. /Albeu/