Zyrtare: Wesley Sneijder nënshkruan kontratë me Al-Gharafa në Katar

  • 09 January 2018 - 09:16
Zyrtare: Wesley Sneijder nënshkruan kontratë me Al-Gharafa në Katar

Wesley Sneijder ka nënshkruar kontratë me skuadrën nga Katari, Al-Gharafa, me kohëzgjatje një vit e gjysmë.

Mesfushori holandez kaloi nga Nice në Katar duke e ndërprerë në gjysmë qëndrimin në kampionatin francez pas vetëm pesë paraqitjeve për skuadrën nga riviera franceze, duke nisur kështu një sfidë të re.

Al-Gharafa, e cila është në vendin e shtatë momentalisht në Qatar Stars League, njoftoi të premten se 33-vjeçari do t’i bashkohej asaj, ndërsa zyrtarizimi dhe prezantimi i tij erdhi të hënën në mbrëmje.

Duke folur për llogarinë zyrtare të skuadrës në Twitter, Sneijder ka thënë: “Shpresoj se të premten do të luaj ndeshjen time të parë. Po ashtu shpresoj t’ju shoh të gjithëve duke ardhur në stadium për të më parë mua. Jam shumë i emocionuar.”

(Kosova Sot)