Mesazhi i Cristiano Ronaldos për t’i qetësuar madrilenët

  • 09 January 2018 - 10:48
Mesazhi i Cristiano Ronaldos për t’i qetësuar madrilenët

Përkundër krizën së Cristiano Ronaldos para golit në La Liga dhe pozitës së dobët të Real Madridit në renditjen tabelore, sulmuesi portugez beson se skuadra mund t’i përmirësojë gjërat për të mirë.

Së fundmi, Ronaldo e publikoi një mesazh në llogarinë e vet zyrtare në Instagram, duke i siguruar madrilenët se çdo gjë do të jetë në rregull.

Ronaldo, i cili në sezonet e kaluara shënonte më lehtësi, po ka vështirësi ta gjejë rrjetën e portës këtë sezon, duke shënuar vetëm katër gola në 13 paraqitje në ligë.

Megjithatë, ai ka postuar një mesazh pozitiv në Instagram, ku shihet duke stërvitur në palestër.

“Pavarësisht sa zgjat stuhia, dielli gjithmonë shkëlqen përsëri me mesin e vranësirave”, ka shkruar Cristiano.

Reali, kampion aktual i La Ligës dhe Ligës së Kampionëve, është duke përjetuar një krizë që është vështirë të kuptohet.

Skuadra e Zinedine Zidane ka vetëm nëntë fitore në 17 ndeshje në ligë dhe ndodhet 16 pikë prapa Barcelonës, shtatë prapa Atletico Madridit dhe pesë prapa Valencias. 

Image

 

(Kosova Sot)