Gjashtë lojtarët më të nënvlerësuar aktualisht në Ligën Premier (VIDEO)

  • 09 January 2018 - 11:38
Gjashtë lojtarët më të nënvlerësuar aktualisht në Ligën Premier (VIDEO)

Në bazë të fakteve dhe statistikave 90min.com ka përpiluar një listë prej gjashtë lojtarëve më të nënvlerësuar në Ligën Premier.

Këta lojtarë definitivisht nuk e kanë vëmendjen e merituar këtë sezon, por ata vazhdojnë me paraqitje të mira.

Kjo duke shpresuar se afati kalimtar i janarit do të sjell gjëra të bukura, apo edhe fundi i sezonit 2017/18, më poshtë keni listën:

6.Arthur Masuaku – West Ham

Mbrojtësi që ka tipare të një sulmuesi këtë sezon, mesatarja e tij është 3.4 driblime për ndeshje. Kjo është mesatarja e tretë më e madhe në Ligën Premier, duke kompletuar kështu më shumë se Philippe Coutinho, Mohamed Salah dhe Leroy Sane.

5.Pascal Gross – Brighton & Hove Albion

Mesfushori gjerman ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar pesë asistime këtë sezon, duke kontribuar kështu në një gol çdo 188 minuta në Ligën Premier. Gross është futur në librat e klubit pasi ai ka shënuar golin e parë në histori të klubit në kampionatin elitar anglez. Për më shumë, ai ka treguar kreativitet këtë sezon duke prodhuar 2.1 pasime kyçe për ndeshje, numër që është i barabartë me atë të Eden Hazardit dhe Dele Allit e Juan Matas.

4.Robbie Brady – Burnley

Brady bën një mesatare prej 2.6 harkimeve të kompletuara për ndeshje, më e madhja në Ligën Premier. Ai është vendimtar në lojën e Burnleyt pasi stili i tij i lojës i përshtatet dyshes sulmuese Sam Vokes dhe Chris Wood.

3.Pedro Obiang – West Ham

Obiang është një nga lojtarët më të preferuar nga tifozët në London Stadium. Ai është thjesht i pakalueshëm në mesfushë, duke bërë 2.7 ndërhyrje për ndeshje këtë sezon, shifra më të mira se të Tiemoue Bakayokos dhe të Fernandinhos. Po ashtu ai ka 1.2 driblime për ndeshje, shifër e rrallë për një mesfushor si ai.

2.Ashley Young – Manchester United

Anglezi po vazhdon me paraqitje të mira, ka 1.8 ndërhyrje në top për ndeshje dhe 1.9 ndërprerje të pasimeve kundërshtare, më e madhja në Ligën Premier së bashku me Marco Alonson dhe Hector Bellerin. Young ka kontribuar këtë sezon me katër asistime dhe një gol fantastik nga gjuajta e lirë ndaj Watfordit.

1.Wilfred Ndidi – Leicester City

Leicester City kanë gjetur menjëherë N’Golo Kanten e ri, ai vshtë Ndidi. Nigeriani ka një mesatare prej 4.1 ndërhyrjeve në top, që është më e madhja në top pesë ligat evropiane. Dhe 3.2 duele të fituara, aq sa Nemanja Maric e Alvaro Morata.

(Kosova Sot)