Fellaini ia bën të qartë Mourinhos se nuk dëshiron të qëndrojë në United

  • 09 January 2018 - 12:53
Fellaini ia bën të qartë Mourinhos se nuk dëshiron të qëndrojë në United

Marouane Fellaini i ka thënë Jose Mourinhos se nuk është i interesuar të qëndrojë në Manchester United, raporton The Sun.

Mesfushori belg, i cili ka vuajtur nga lëndimet këtë sezon, do të mbetet pa kontratë në “Old Trafford” në fund të këtij sezoni.

Pasi refuzoi ta zgjaste kontratën në shtator, ai iu ka rezistuar përpjekjeve të Mourinhos për ta bindur të nënshkruajë kontratë të re.

Kështu, ai dëshiron sfidë të re me skuadër të re.

(Kosova Sot)