Reagojnë përfaqësuesit e Icardit pas lajmit se argjentinasi ka kryer testet mjekësore te Reali

  • 09 January 2018 - 13:06
Reagojnë përfaqësuesit e Icardit pas lajmit se argjentinasi ka kryer testet mjekësore te Reali

Mauro Icardi nuk ka rënë në ujdi apo kryer teste mjekësore me Real Madridin, kanë thënë sot përfaqësuesit e lojtarit, duke e quajtur të rremë lajmin e mediave botërore se argjentinasi i Interit ka kryer teste mjekësore në Madrid.

Duke folur për Mediaset Premium, përfaqësuesit kanë mohuar çfarëdo lidhje të bomberit të Interit me gjigantin spanjoll, duke e quajtur të rremë lajmin e Diaro Gol.

Po ashtu, përfaqësuesit e tij i kanë akuzuar dy uebsajtet, Diaro Gol dhe Daily Express, se kanë shpërndarë lajm se sulmuesi i Interit tashmë i kishte kompletuar testet mjekësorë dhe se ishte i gatshëm të kalonte në “Santiago Beranbeu”.

Mediaset e ka konfirmuar se Real Madridi vërtet e dëshiron Mauro Icardin, me presidentin Florentino Perez të interesuar, me të cilin duan ta zëvendësojnë Karim Benzeman.

24-vjeçari i ka shënuar 18 gola në 20 ndeshje në Serie A këtë sezon, duke tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave evropiane.

(Kosova Sot)